Kjo video me golat e Ronaldos në çerekfinale tregon se Ajaxin e pret ferri

  • 08 April 2019 - 13:44
Kjo video me golat e Ronaldos në çerekfinale tregon se Ajaxin e pret ferri

Derisa Cristiano Ronaldo ka qenë brilant në të gjitha garat që ka luajtur gjatë karrierës së tij, Liga e Kampionëve është një garë e cila e nxjerr më të mirën e mundshme nga sulmuesi portugez.

Ronaldo e ka fituar këtë garë plot pesë herë gjatë karrierës së tij të shquar me Manchester Unitedin dhe Real Madridin, dhe tani shpreson ta ngrejë trofeun evropian edhe me Juventusin.

Asnjë futbollist nuk ka shënuar më shumë gola në histori të Ligës së Kampionëve se Ronaldo, i cili në 160 paraqitje i ka realizuar 124 gola që prej vitit 2003.

34-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e fundit të bardhezinjve për shkak të një lëndimi, por është pothuajse e sigurt se ai do të paraqitet në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Ajaxit në Amsterdam të mërkurën mbrëma.

Ky është lajm i keq për Ajaxin, natyrisht.

Ronaldo është treguar me së shumti efektiv në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke i shënuar disa prej golave më të mira në karrierën e tij pikërsisht në këtë fazë të garës.

Juventusi e mirëpret Ajaxin në Torino për ndeshjen e kthimit më 16 prill.

Për më shumë flet videoja në vazhdim. 

(Kosova Sot)