Mediat italiane e zbulojnë trajnerin e ri të Shqipërisë

  • 08 April 2019 - 16:15
Mediat italiane e zbulojnë trajnerin e ri të Shqipërisë

Sipas mediave përtej Adriatikut, vetëm disa detaje do të finalizohen së shpejti deri te nënshkrimi i kontratës në mes FSHF-së dhe Edy Rejas

Kombëtarja e Shqipërisë tashmë e ka gjetur trajnerin e ri. Ai është nga Italia, ku Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i kishte gjetur edhe dy trajnerët e fundit, Christian Panuccin dhe Gianni De Biasin. Kështu të paktën raportojnë mediat italiane.

Sipas tyre, Edy Reja pritet të emërohet shumë shpejt përzgjedhës i ri i kuqezinjve dhe vetëm disa detaje kanë mbetur për t’u kryer deri te nënshkrimi i kontratës.

“Kiss Kiss Napoli” raporton se Armand Duka dje e ka takuar në Itali Edy Rejan dhe me këtë rast gati e kanë arritur akordin.

Duka e Reja janë takuar edhe më herët që nga ndarja e Shqipërisë me Panuccin. 

Image

(Kosova Sot)