Kovacic dhe James për të paguar 116 milionë për Hazard

  • 08 April 2019 - 18:31
Kovacic dhe James për të paguar 116 milionë për Hazard

Chelsea kërkon 116 milionë euro për Hazardin, Reali këtë shumë të parave do ta mbledhë nga shitja e Kovacic dhe James.

Eden Hazard pritet të jetë i Real Madridit në fund të këtij sezoni. Chelsea e është dorëzuar në pengimin e largimit të belgut dhe ka treguar çmimin për ta lënë të lirë futbollistin.

Sipas “Sky Sports”, “Blutë e Londrës” kanë kërkuar 116 milionë euro për Hazardin, çka do të bënte atë lojtarin më të shtrenjtë të shitur në histori të Chelsea.

Kurse AS, tani raporton se Los Blancos kanë gjetur edhe paratë e kërkuara nga Chelsea për Hazardin.

Sipas “AS”, shuma prej 116 milionë euro sipas do të sigurohen nga shitja e Mateo Kovacic dhe James Rodriguez.

Mesfushori kroat do të mbetet në Londër dhe shuma që do sigurojë Reali është 50 milionë euro, ndërsa kolumbiani mund të bëhet i Bayern Munich për 42 milionë euro, nëse bavarezët nuk e mbajnë, atëherë është Juventus që interesohet për të marrë shërbimet e tij.

Në një apo tjetër mënyrë, Hazardi dëshiron ta veshë fanellën e bardhë. 28-vjecari është pjesë e Chelsea që nga viti 2012. Ai ka bërë deri më tani 341 paraqitje në të gjitha garat, dhe ka arritur të shënojë 106 gola. 

(Kosova Sot)