Muriqi shënon gol në turpërimin e Rizesporit, Beshiktash pranon 2 dhe realizon 7

  • 08 April 2019 - 21:08
Muriqi shënon gol në turpërimin e Rizesporit, Beshiktash pranon 2 dhe realizon 7

Vedat Muriqi ka shënuar tjetër gol në Turqi, por, fatkeqësisht nuk e ndihmoi Rizesporin, që u turpërua në shtëpi nga Beshiktashi duke humbur 2-7.

Sulmuesi në top formë i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka shënuar gjigantit, Beshiktashit në Superligën e Turqisë.

Muriqi shënoi për rezultatin 1-2 në minutën e 42’, kur Rizespori ishte duke humbur 0-2.

Ky gol nuk arriti ta ndihmojë skuadrën e shqiptarit, që në fund humbi me rezultat të thellë, 2-7.

Sido që të jetë, ky gol tregon se Muriqi është në top formë dhe se i vetëm, s’mund ta shpëtojë gjithmonë Rizesportin.

Ky ishte goli i 12 në 30 paraqitje këtë edicion për Muriqin në të gjitha garat, teksa ka dhuruar edhe 7 asiste. 

(Kosova Sot)