Liga e Kampionëve vjen me betejën mes dy klubeve angleze për një vend në gjysmëfinale

  • 09 April 2019 - 10:09
Liga e Kampionëve vjen me betejën mes dy klubeve angleze për një vend në gjysmëfinale

Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni.

Në orën 21:00, Tottenhami do ta mirëpresë në stadiumin e ri Manchester Cityn për një çerekfinale angleze. Kjo është e gjashta herë që dy klube angleze përballen mes vete në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të jetë historike për Tottenhamin, që ka arritur për herë të parë që nga viti 2011 në çerekfinale e tani këtë ndeshje do ta zhvillojë në stadiumin e ri. Skuadra e Mauricio Pochettinos do të tentojë të marrë shembull nga paraqitja e Liverpoolit kundër Manchester Cityt sezonin e kaluar në Champions.

Klubi londinez do të tentojë të bëjë shume presion te skuadra e Pep Guardiolës, të cilit ia kishin shkaktuar disfatën e parë në Angli në tetor të vitit 2016. Nëse ata arrijnë të tregon të guximshëm dhe t’i sulmojnë kundërshtarët, vendasit mund ta marrin një fitore të rëndësishme.

Tottenham

Image

Formacioni i mundshëm i Tottenhamit: Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Sissoko, Alli; Eriksen, Son, Winks; Kane 
Jashtë skuadrës: Dier, Lamela
Në dyshim: Aurier, Llorente
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Alderweireld, Lamela, Son
Ndeshja e fundit: Tottenham 2:0 Crystal Palace (të mërkurën)
Forma: FHHFBHHFFFF

Manchester City

Image

Formacioni i mundshëm i Man. Cityt: Ederson; Danilo, Stones, Kompany, Laporte; De Bruyne, Fernandinho, David Silva; Bernardo Silva, Jesus, Sterling
Jashtë: Bravo , Zinchenko
Në dyshim: Agüero, Delph, Mendy, Walker
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Agüero, Otamendi
Ndeshja e fundit: Manchester City 1:0 Brighton (të shtunën)
Forma: FFFFFFFFBF

(Kosova Sot)