Liga e Kampionëve: Porto synon t’i hakmerret Liverpoolit

  • 09 April 2019 - 10:13
Liga e Kampionëve: Porto synon t’i hakmerret Liverpoolit

Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni.

Sonte në orën 21:00, Liverpooli do të përballet me Porton në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Klubi portugez do të tentojë të hakmerret për disfatën 5:0 që anglezët ia shkaktuar sezonin e kaluar

Këto dy klube ishin përballur në fazat eliminatore të Ligës së Kampionëve edhe gjatë sezonit të kaluar, kur Liverpooli e fitoi ndeshjen në Portugali me rezultat 5:0, ndërsa ndeshja kthyese në Anfield përfundoi barazim pa gola.

Liverpooli është i pamposhtur në shtëpi që nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa Porto ka pësuar disfatë vetëm dy herë gjatë këtij sezoni.

Klubi anglez u kthye në pozitën e parë në tabelën e Premierligë me fitoren ndaj Southamptonit, mirëpo Jurgen Klopp ka bërë të ditur se gara për titullin e ligës vendore nuk do të ndikojë te ambiciet e tyre për Evropë.

Skuadra e Kloppit nuk mund të rrezikojë në këtë ndeshje, pasi që Porto ka qenë në superformë gjatë kohës së fundit.

Liverpool

Image

Formacioni i mundshëm: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Milner; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mané
Jashtë ndeshjes: Gomez, Oxlade-Chamberlain, Robertson
Në dyshim: Lallana, Matip, Van Dijk, Wijnaldum
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Asnjë
Ndeshja e fundit: Southampton 1:3 Liverpool (të premten)
Forma: FFFFFBFBBF

Porto

Image

Formacioni i mundshëm: Casillas; Maxi, Felipe, Militão, Alex Telles; Danilo, Otávio, Corona; Brahimi, Marega, Soares
Jashtë: Herrera, Pepe
Në dyshim: Alex Telles
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Éder Militão, Danilo, Otávio
Ndeshja e fundit: Porto 2:0 Boavista (të premten)


Forma: FBFFFFHFFF

(Kosova Sot)