Gjyqtari i propozon martesë gjyqtares tjetër para ndeshjes

  • 09 April 2019 - 10:17
Gjyqtari i propozon martesë gjyqtares tjetër para ndeshjes

Pak momente para se ta fillonin detyrën si gjyqtarë anësorë në një ndeshje futbolli, njëri prej tyre u ul në gjunjë dhe i propozoi martesë gjyqtares tjetër, e cila gjithashtu është gjyqtare anësore.

Gazetari i futbollit nga Rumania, Emanuel Rosu, i shpërndau pamjet e këtij momente në llogaritë e tij nëpër rrjetet sociale

Për fatin e mirë të gjyqtarit, ajo i dha përgjigje pozitive dhe çifti e festoi fejesën me një puthje në fushë para se ta fillonin detyrën e tyre si gjyqtarë anësorë.

The most brilliant story of the week!!! An assistant ref asked the other assistant ref to MARRY HIM before the game! She said yes, fortunately! Romanian football is fabulous.

Propozimet nëpër fusha të futbollit ndodhin mjaft shpesh, mirëpo kjo është hera e parë që një propozim i tillë mes gjyqtarësh është bërë publik.

Zakonisht tifozët e mëdhenj të ndonjë klubi vendosin ta shënojnë fejesën e tyre në stadiumet e klubeve të tyre të preferuara. Këtë herë, këtë gjë e bënë dy gjyqtarë anësorë.

(Kosova Sot)