Presidenti i Barcelonës i zbulon tentimet për ta blerë Pogbën

  • 09 April 2019 - 12:02
Presidenti i Barcelonës i zbulon tentimet për ta blerë Pogbën

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka zbuluar se si klubi kishte tentuar ta transferonte lojtarin që tani po kërkohet nga Real Madridit, Paul Pogba, para se francezi të transferohej në Manchester United në vitin 2016.

Për Paul Pogbën është raportuar së fundi se e dëshiron një transferim në Real Madrid këtë verë. Mesfushori i Manchester Unitedit besohet se është njëri favoritët e Zinedine Zidanit, i cili kishte tentuar ta merrte Pogbën në skuadër që nga viti 2016.

Zidane nuk e la aspak sekret adhurimin për bashkëkombësin e tij Pogbën dhe ka bërë të ditur publikisht se ish-ylli i Juventusit do të ishte i mirëpritur me krahë të hapur në Santiago Bernabeu. Edhe vetë Pogba është shprehur tifoz i Zidanit.

Por në mes të spekulimeve për Real Madridit dhe Pogbës, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka zbuluar se francezi mund t’i ishte bashkuar “Blaugranëve” në vitin 2015, para se të transferohej në Manchester United në vitin 2016.

“Verën e vitit 2015, Paul Pogba po luante ende në Torino dhe ne thjesht i thamë Juventusit që nëse ndonjë ditë vendosni ta shisni futbollistin, ne jemi të interesuar ta blejnë”, kujtoi Bartomeu për ESPN.

“Kur e shitën atë, na i treguan çmimin dhe nuk kishim mundësi financiare të shpenzonim një shumë të tillë në atë kohë. Kështu që ai shkoi në Manchester United, të cilët po i bën më të mirë si ekip sepse është njëri ndër yjet e botës së futbollit për momentin”.

Paul Pogba u transferua në Manchester United për 110 milionë euro, shumë kjo që atëherë e bëri francezin futbollistin më të shtrenjtë në botë. Vitin e kaluar u spekulua për një transferim të mundshëm të francezit në Barcelonë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes Pogbës dhe Mourinhos.

(Kosova Sot)