Ylli i Interit ia paguan ushqimin për shkollë një nxënëseje emigrante

  • 09 April 2019 - 13:57
Ylli i Interit ia paguan ushqimin për shkollë një nxënëseje emigrante

Futbollisti i Interit, Antonio Candreva, e ka marrë përsipër t’ia paguajë ushqimin për shkollë një nxënëseje të varfër nga një familje emigrante. Vajza ishte incizuar duke qarë në shkollë javën e kaluar, pikërisht për shkak të ushqimit.

Mediat italiane kishin raportuar për nxënësen e cila kishte shpërthyer në lot kur i ishte dhënë një racion më i vogël i ushqimit, në një shkollë fillore në Verona të Italisë.

“Jam i gatshëm t’u ndihmoj prindërve për ta paguar ushqimin në mensë”, i ka thënë Antonio Candreva kryetares së komunës.

Për shkak të këtij incidenti kishte shpërthyer një debat politik në Itali, pasi që kryetarja i komunës i përket partisë me tendenca anti-emigrante.

Kryetarja Andrea Girardi ka thënë se racioni i vogël i ushqimit iu dha vetëm një shenjë korrektësie ndaj familjes që i paguan rregullisht paratë për mensë.

Mediat italianë raportuan se fëmijët e tjerë kishin pasta dhe një pjatë tjetër të dytë, përderisa vajza në fjalë kishte vetëm disa biskota dhe tuna të konservuar. 

(Kosova Sot)