Pesë tema diskutimi para çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

  • 09 April 2019 - 15:02
Pesë tema diskutimi para çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e para në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni. Tetë klube janë ende në garë për ta fituar titullin këtë sezon.

Givemesport i ka publikuar pesë tema kryesore për diskutim para se të fillojë kjo fazë e Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë Tottenham, Manchester City, Liverpool, Porto, Ajax, Juventus, Manchester United dhe Barcelona.

Manchester United vs Barcelona

Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer arriti ta tronditë botën e futbollit duke e eliminuar Paris Saint-Germainin në fazën e kaluar . Besohet se pikërisht rezultati ndaj francezëve ia fitoi Solskjaerit pozitën e trajnerit permanent.

Që nga atëherë, rezultatet e Manchester Unitedit kanë pësuar një rënie dhe sfida që e kanë përpara vetes, përballja me Barcelonën e Lionel Messin, është shumë e madhe.

Barcelona po shkon drejt titullit të tetë të La Ligës në 11 sezone dhe do të jetë e interesuar të përfitojë nga eliminimi i Real Madridit nga Liga e Kampionëve.

Tottenham vs Manchester City

Manchester City është njëra ndër favoritet për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe është ende në garë për t’i fituar katër tituj këtë sezon. Trajneri Pep Guardiola e ka përshkruar këtë sfidë, për t’i fituar katër titujt, si të pamundur, mirëpo ajo nuk e tillë.

Megjithatë, Liga e Kampionëve është dëshmuar të jetë pengesa e tyre më e madhe deri më tani. Guardiola shpeshherë i është referuar mungesës së përvojës për dështimet në skenën evropiane, mirëpo këtë herë kjo gjë nuk ka rëndësi pasi që ata do të përballen me rivalin e Premierligës, Tottenhamin.

Stadiumi i ri i Tottenhamit

Përballja e Manchester Cityt me Tottenhamin është shumë emocionuese dhe jo vetëm për shkak të rivalitetit mes këtyre dy klubeve dhe rëndësisë së këtyre ndeshjeve.

Tottenhami do të shpresojë se atmosfera në stadiumin e ri do t’ua japë atyre epërsinë kur të jenë vendas. Një gjë të tillë e ka përjashtuar ylli i Manchester Cityt, Kevin de Buyne, i cili tha: “Nuk më intereson për stadiumin e tyre të ri”.

Liverpool vs Porto

Finalisti i vitit të kaluar Liverpooli pret që të jetë në gjysmëfinale edhe këtë sezon, pasi që shorti i ra me Porton, të cilin e mposhti me rezultat 5:0 si mysafir vitin e kaluar.

Prioriteti i skuadrës së Jurgen Kloppit mbetet Premierliga, mirëpo disfata këtu do ishte një dështim i madh në sytë e tifozëve të klubit anglez.

Prezenca e Cristiano Ronaldos

Pesë-herë kampioni i Evropës, Cristiano Ronaldo, ka munduar në ndeshjet e dy javëve të fundit për shkak të një lëndimi muskulor që e pësoi në ndeshjen e Portugalisë kundër Serbiosë, mirëpo ai pritet të kthehet për përballjen me Ajaxin.

Trajneri Massimiliano Allegri nuk e rrezikoi portugezin për përballjen me Milanin në fundjavë, megjithatë u shpreh duke thënë se beson që Ronaldo do të jetë i gatshëm për përballjen e Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot)