Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante e Kupës

  • 09 April 2019 - 16:10
Kastrioti – Besa Famgas, gjysmëfinalja më interesante e Kupës

Kastrioti – Besa Famgas, është gjysmëfinalja më interesante e Kupës së Kosovës në hendboll, pas shortit të hedhur të martën

Të martën është tërhequr shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Me short është vendosur që në gjysmëfinale te meshkujt të takohen dy skuadrat që po luftojnë për titull.

Pra gjysmëfinalja më interesante është ajo në mes të Kastriotit të Ferizajt dhe Besa Famgas të Pejës.

Gjysmëfinalja tjetër te meshkujt është Trepça – Prishtina.

Te hendbollistet në gjysmëfinalen e parë takohen Vushtrria e Prishtina, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë përballë do të jenë Istogu e Shqiponja.

Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa Shqiponja është kampione aktuale.

Te meshkujt fitues aktual i Kupës dhe kampion aktual është Besa Famgas.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 3 maj, ndërsa finalet më 5 maj.

Gjysmëfinalet në konkurrencë të meshkujve:

Trepça – Prishtina

Kastrioti – Besa Famgas

Gjysmëfinalet në konkurrencë të femrave:

Vushtrria – Prishtina

Istogu – Shqiponja

(Kosova Sot)