Ronaldo kthehet në skuadrën e Juventusit për Ligën e Kampionëve

  • 09 April 2019 - 16:11
Ronaldo kthehet në skuadrën e Juventusit për Ligën e Kampionëve

Juventusi do të mundë të mbështetet në ndihmën e yllit portugez për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit, pasi që sulmuesi u stërvit me skuadrën sot. Portugezi është gjithashtu pjesë e skuadrës së publikuar për këtë ndeshje.

Cristiano Ronaldo iu bashkua stërvitjeve me bashkëlojtarët e tij të Juventusit, një ditë para përballjes me Ajaxin, në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo nuk ka marrë pjesë në ndeshjet Juventusit që nga het-triku në përballjen e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

34-vjeçari pësoi lëndim muskulor gjatë kohës sa ishte me ekipin kombëtar të Portugalisë, në ndeshjen kundër Serbisë.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë mori pjesë në seancën stërvitore në Torino, ndërsa Emre Can (probleme me kyçin e këmbës) dhe Giorgio Chiellini (lëndim muskulor në këmbë) munguan dhe ata nuk do të udhëtojnë me skuadrën e Juventusit për në Holandë. 

(Kosova Sot)