Celinës i rritet vlera disa miliona euro, mund ta ndërrojë ekipin në verë

  • 09 April 2019 - 16:19
Celinës i rritet vlera disa miliona euro, mund ta ndërrojë ekipin në verë

Bersant Celina po kalon momente magjike në Championship me Swansea Cityn. Futbollistit kosovar i është rritur vlera dhe gjatë verës mund të largohet

Bersant Celina është njëri prej futbollistëve kosovarë me formën më të mirë për momentin.

Madje, paraqitjet e tij bravuroze me Swansea Cityn në Championship dhe në FA Cup kanë bërë që përfaqësuesit kosovar t’i rritet edhe vlera.

Tash, ish-futbollisti i Manchester Cityt vlerësohet 10-12 milionë funte, respektivisht afro 12-14 milionë euro.

Kjo ka bërë që klubet angleze t’ia vënë syrin talentit kosovar, i cili mund të transferohet në Premierligë gjatë verës.

Image

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e re e Celinës, i cili nuk e ka fshehur dëshirën dhe ambicien për të luajtur në ligën elitare angleze.

(Kosova Sot)