Stadiumet e Italisë: Tifozi e zë peshkun gjatë ndeshjes!

  • 09 April 2019 - 16:42
Stadiumet e Italisë: Tifozi e zë peshkun gjatë ndeshjes!

Tifozi e ka zënë një peshk në stadium ku luhej ndeshja dhe kjo ka bërë që në Itali të hapet sërish debati i gjendjes së stadiumeve.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin italian. Në ndeshjen Reggio Audace – Modena, në Serie D, ishin tubuar rreth 10 mijë shikues. Njëri nga ta në stadium kishte shkuar me mjete peshkimi.

Reshjet e shiut e kishin krijuar një kanal të madh me ujë në mes tribunës dhe fushës së blertë. Tifozi e kishte hedhur grepin dhe e kishte kapur një peshk

Ky rast ka bërë që në Itali të hapet sërish debati rreth gjendjes aktuale të stadiumeve. Italia ka ngecur prapa me infrastrukturë. 

(Kosova Sot)