Sandro në PSG, Marcelo në Juventus

  • 09 April 2019 - 18:48
Sandro në PSG, Marcelo në Juventus

Paris Saint-Germaini është duke i prirë garës për ta blerë Alex Sandron për 50 milionë euro, shitja e të cilit do t’i hapë rrugë transferimit të Marcelos në Juventus, sipas gazetës spanjolle “AS”.

Mbrojtësi brazilian Alex Sandro do të nxirret në tregun e transferimeve nga Juventusi këtë verë, për shkak se paraqitjet e tij solide kanë rënë dukshëm gjatë vitit të fundit dhe bardhezinjve i është rikthyer nga lëndimi Leonardo Spinazzola.

Edhe pse Manchester City, Chelsea dhe Manchester United kanë shfaqur interesim të madh për të, raportohet se PSG-ja është afër arritjes së marrëveshjes për të, për një shumë rreth 50 milionë euro.

Kampioni italian synon ta zëvendësojë Sandron me një brazilian tjetër, yllin e Real Madridit, Marcelon. Në fakt, thashethemet për kalimin e Marcelos në Juve kanë nisur që prej kur Ronaldo iu bashkua klubit nga Torino. 

(Kosova Sot)