Tottenhami ia bën sefte stadiumit të ri në Ligën e Kampionëve ndaj Man City

  • 09 April 2019 - 20:02
Tottenhami ia bën sefte stadiumit të ri në Ligën e Kampionëve ndaj Man City

Liga e Kampionëve rikthehet me një duel anglez, mes Tottenhamit dhe Manchester City në ndeshjen e parë çerekfinale mes tyre.

Tottenhami do ta zhvillojë ndeshjen e parë në stadiumin e ri në këtë garë kundër skuadrës së Pep Guardiolës, e cila nis në orën 21:00.

Spurs e mposhti Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 4:0 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales për ta arritur këtë fazë, derisa Man City e dominoi Schalken duke kaluar me lehtësi këtu.

(Kosova Sot)