Mbappe: I vetmi që më ka mahnitur si Pele është Zidane

  • 09 April 2019 - 20:36
Mbappe: I vetmi që më ka mahnitur si Pele është Zidane

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Pelen, të cilin e ka pasur frymëzim.

Por, 20-vjeçari tani ka deklaruar se e ka edhe një idhull tjetër: Zinedine Zidanin.

Trajneri aktual i Real Madridit e fitoi statutin e legjendës me Bordeuax, Juventusin dhe Los Blancos, si dhe ekipin kombëtar të Francës, prandaj nuk është çudi që Mbappe e admiron Zidanin.

“I vetmi i cili më ka mahnitur sa Pele është Zidane”, ka thënë Mbappe për revistën franceze “France Football”.

Zidane është adhurues i madh i superyllit të PSG-së dhe madje ka tentuar ta transferojë atë nga Monaco gjatë periudhës së tij të parë në krye të Real Madridit.

Megjithatë, duket se marrëveshja për Mbappen duhet të presë të kaptën deri në verën e vitit 2020.

(Kosova Sot)