Tottenham e mposht Man Cityn me një gol të vonshëm të Son

  • 09 April 2019 - 23:10
Tottenham e mposht Man Cityn me një gol të vonshëm të Son

Son Heung-Min i ka dhuruar Tottenhamit një fitore shumë të rëndësishme minimale kundër Manchester Cityn me një gol të vonshëm në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve në shtëpi.

Son Heung-Min shënoi rreth dhjetë minuta para fundit, duke ia fituar Tottenhamit ndeshjen e parë çerekfinale të martën në Tottenham Stadium në Londër.

Fakti se skuadra e Mauricio Pochettinos nuk pranoi asnjë gol në shtëpi dhe shënoi një herë, i jep shpresë të madhe Tottehamit për ta arritur gjysmëfinalen javën e ardhshëm kur udhëton drejt Mançesterit për ndeshjen e kthimit në Etihad.

Gjërat kanë mundur të ishin shumë ndryshe për skuadrën e Pep Guardiolës, sikur Hugo Lloris të mos e mbronte penalltinë e Sergio Agueros në fillim të takimit.

City fitoi penallti për një prekje të topit me dorë nga Dany Rose, të cilën gjyqtari e akordoi vetëm pas konsultimit me VAR. Por, gjuajtën e Aguros nga 11 metra e lexoi dhe si rrjedhojë e priti portieri francez.

Vendasit nuk e nisen mirë as pjesën e dytë, pasi e humbën sulmuesin kryesor Harry Kane, i cili shkaku i lëndimit e lëshoi ndeshjen për Lucas Moura në pas një ore lojë.

Megjithatë, një veprim individual e Son në minutën e 78-të ia fitoi takimin Tottenhamit.

(Kosova Sot)