Man United vs Barça: Gjithçka që duhet të dini për këtë ndeshje

  • 10 April 2019 - 10:07
Man United vs Barça: Gjithçka që duhet të dini për këtë ndeshje

Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit përsëri sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni.

Manchester Unitedi duhet ta dëshmojë veten përsëri kundër një klubi favorit për titullin e Ligës së Kampionëve, në ndeshjen çerekfinale kundër Barcelonës, e cila do të zhvillohet sonte në orën 21:00, në “Old Trafford”.

– Solskjaer: “Ne duhet ta ngremë nivelin tonë”

– Valverde: “Duam të shënojmë gol si mysafir”

– Manchester Unitedi e ka fituar një ndeshje nga tetë kundër Barcelonës

– Barcelona e ka mposhtur Manchester Unitedit në finalet e viteve 2009 dhe 2011

– Ndeshja kthyese zhvillohet më 16 prill

– Fituesi do të përballet me fituesin e ndeshje Liverpool – Porto në gjysmëfinale

Manchester Unitedi e siguroi vendin në çerekfinale të këtij sezoni në mënyrë të jashtëzakonshme. Atyre do t’iu duhet diçka po aq spektakolare për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona është në formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe është ende në garë për tripletën këtë sezon. Mirëpo me lojtarë si Marcus Rashfordi e Anthony Martial, Ole Gunnar Solskjaer e ka mundësinë ta dëmtojë Barcelonën me kundërsulme.

Pogba, i cili po kthehet nga suspendimi për shkak të kartonit të kuq, mund të luajë një rol të rëndësishëm. Por, lojtari në të cilën përqendrohet vëmendja e shumicës do të jetë Lionel Messi, i cili ende s’ka shënuar asnjëherë në “Teatrin e Ëndrrave” në karrierë.

Manchester United

Formacioni i mundshëm: De Gea; Young, Smalling, Lindelöf, Shaw; Matië, Herrera, Pogba; Lingard, Rashford, Martial
Jashtë: Bailly, Darmian, Sánchez, Valencia
Në dyshim: Herrera, Matië, Rashford
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të kuq: Herrera, Matië, Shaw, Valencia, Young
Ndeshja e fundit: Wolves 2:1 Manchester Unitedi (2 prill)
Forma:  HFHHFFFBFH

Humba e Manchester Unitedit ndaj Wolverhamptomit ishte humbja e parë e skuadrës pasi kishte qenë fillimisht në epërsi që nga gushti i vitit 2015.

Barcelona

Formacioni i mundshëm: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Vidal, Arthur, Busquets, Rakitië; Messi, Suárez 
Jashtë: Rafinha
Në dyshim: Dembélé
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të kuq: Semedo
Ndeshja e fundit: Barcelona 2:0 Atletico Madridi (6 prill)
Forma: FBFFFFFFFB

Messi ka shënuar në tetë ndeshje radhazi në shtëpi në kuadër të La Ligës për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2016, duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij edhe ndaj Atleticos.

Deklarata e Ole Gunnar Solskjaerit, trajnerit të Manchester Unitedit:

“Çdo ndeshje është ndeshja më e madhe. Natyrisht që kur të bie shorti me Barcelonën, për shkak të cilësisë së skuadrës së tyre, ne duhet ta ngremë nivelin e lojës tonë”.

“Ne e dimë se duhet të performojë në nivelin më të lartë, gjë që nuk e bëmë në ndeshjen kundër PSG-së në shtëpi. Rezultati i ndeshjes kthyese u dha lojtarëve dhe tifozëve besim. Kur e pamë që na ra shorti me Barcelonën, po buzëqeshnim sepse ishte një sfidë tjetër dhe ne do të shkojmë me kokën lart”.

Deklarata e Ernesto Valverdes, trajnerit të Barcelonës:

“Manchester Unitedi ka shumë më shumë pika të forta sesa kornerat e gjuajtjet e lira. Ata kanë shumë energji të fituar nga rezultati i fazës së kaluar kundër PSG-së dhe rezultatet e muajve të fundit. Ne duam të kalojmë në gjysmëfinale dhe do të jemi shumë të kujdesshëm ndaj cilësisë dhe tifozëve të tyre”.

“Duam të shënojmë gol si mysafir dhe do të shkojmë me synim për të fituar. Në këto situata, nuk mund të spekulosh. Nuk mund të mendosh vetëm që të sulmosh apo vetëm që të mbrohesh. Duhet t’i kombinosh të dyja. Kemi besim. Jemi përgjigjur mirë ndaj situatave të vështira këtë sezon”. 

(Kosova Sot)