Ronaldo kërkon fitore me Juventusin kundër Ajaxit për t’iu afruar titullit të gjashtë të Championsit

  • 10 April 2019 - 10:31
Ronaldo kërkon fitore me Juventusin kundër Ajaxit për t’iu afruar titullit të gjashtë të Championsit

Gara më prestigjioze e futbollit evropian i kthehet aksionit përsëri sonte, kur do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të çerekfinaleve të këtij sezoni.

Finalja e vitit 1996 do të përsërit sonte në orën 21:00 në Amsterdam, ku Ajaxi do ta presë Juventusin në shtëpi për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo dëshiron të vazhdojë me tituj të Ligës së Kampionëve, pasi e ka fituar medaljen e artë të kësaj gare tri vjetët e fundit radhazi. Ai deri më tani e ka ngritur lart këtë trofe pesë herë dhe dëshiron të bëjë këtë edhe për të gjashtën herë.

– Ten Hag: Juventusi është një tjetër sfidë e madhe për Ajaxin

– Allegri kërkon gola si mysafir

– Juventusi e mposhti Ajaxit në penallti pas barazimit 1:1 në finalen e vitit 1996

– Mysafirët janë të pamposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit kundër Ajaxit

– Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 16 prill

-Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet me fituesin e ndeshjes Man City – Tottenham në gjysmëfinale

Ajax

Formacioni i mundshëm: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Tagliafico; Van de Beek, Schöne, De Jong; Ziyech, Tadië, Neres
Jashtë: Bandé, Mazraoui
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Blind, De Ligt, Tagliafico, Van de Beek
Ndeshja e fundit: Willem II 1:4 Ajax (të shtunën)
Forma: FFFHFFFFFF

Juventus

Formacioni i mundshëm: Szczësny; De Sciglio, Bonucci, Rugani, Alex Sandro; Betancur, Pjanië, Matuidi; Bernardeschi; Mandëukië, Ronaldo
Jashtë: Cáceres (thigh), Can (ankle), Chiellini (calf)
Në dyshim: Barzagli (calf), Douglas Costa (thigh), Perin (shoulder), Ronaldo (thigh)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Bernardeschi, Matuidi
Ndeshja e fundit: Juventus 2:1 Milan (të shtunën)
Forma: FFFHFFFFHF

(Kosova Sot)