Pse Jurgen Klopp ia bëri këtë Shaqirit! Shpërthejnë keq...

  • 10 April 2019 - 10:57
Pse Jurgen Klopp ia bëri këtë Shaqirit! Shpërthejnë keq...

Liverpooli e ka mundur mbrëmë Porton me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë çerekfinale në shtëpi, në kuadër të Champions League. Në minutat e fundit, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka ftuar futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqirin që të inkuadrohet në lojë kundër Portos .Por, nuk ka pasur ndërprerje të lojës dhe me këtë gjest, Klopp e ka vënë në pozitë të keqe 27-vjeçarin dhe nuk e ka inkuadruar në ndeshje. Ky veprim i Kloppit i ka irrituar tifozët e Liverpoolit, të cilët në Twitter nuk kanë hezituar të shfaqin mllefin e tyre. “Pse Jurgen Klopp ia bëri këtë Shaqirit”, “Shaqiri nuk e ka merituar këtë”.

“Ai duhej të inkuadrohej më herët. U ndjeva shumë keq që ai vetëm e shikoi ndeshjen, nuk u inkuadrua”, “Nëse e inkuadroni Shaqirin, ndeshja do të përfundojë me rezultat 5:0. Pse nuk po e inkuadroni atë”, “Turp që ia keni bërë këtë Shaqirit”, e shumë komente të tjera kanë bërë tifozët në Twitter.

(Kosova Sot)