Veprimi i çuditshëm i Mustafit në stërvitje të Arsenalit

  • 10 April 2019 - 11:06
Veprimi i çuditshëm i Mustafit në stërvitje të Arsenalit

Një video e Shkodran Mustafit në stërvitje me bashkëlojtarët e tij të Arsenalit është bërë virale, për shkak të veprimit të çuditshëm të qendërmbrojtësit.

Gjatë një seance stërvitore të Arsenalit, Shkodran Mustafi është kapur nga kamerat duke e bërë qëndrimin në duar, me këmbët lart. Pamjet nga ky veprim i Mustafit janë shpërndarë gjithandej nëpër rrjete sociale.

Nuk dihet pse Mustafi e bëri një veprim të tillë, mirëpo vërehet që ajo ishte në formë shakaje përmes reagimeve të lojtarëve të tjerë në atë seancë stërvitore.

Për momentin, Arsenali është duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme kundër Napolit, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Evropës. Ndërsa, në fundjavë, Arsenali do ta vizitojë Watfordin, për ndeshjen e vlefshme për Premierligë. 

(Kosova Sot)