Rekordi i Messit kundër Manchester Unitedit

  • 10 April 2019 - 11:09
Rekordi i Messit kundër Manchester Unitedit

Argjentinasi do të përballet me Djajtë e kuq në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por si ka kaluar ai kundër tyre në të kaluarën?

Barcelona do të përballet me Manchester Unitedin sonte në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe që të dyja klubet kanë mjaft shumë histori në këtë garë evropiane, transmeton Gazeta Express.

Fitorja historike e dramatike e Manchester Unitedit ndaj Bayernin në vitin 1999, në shtëpinë e Barcelonës, në “Camp Nou”, mbetet njëra prej historive më të bukura në botën e futbollit. Lojtari që e kishte shënuar golin e fitores në minutat e fundit tani është trajner i “Djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer,

Përderisa Barcelona u mposht në gjysmëfinalen e sezonin 2007/08 nga Manchester Unitedi, katalonasit kanë triumfuar në përballjet me klubin e Premierligës në ndeshjet e fundit, duke fituar në finalet e viteve 2009 e 2011.

Lionel Messi është duke e kaluar një sezon të mrekullueshëm dhe për momentin është golashënuesi më i mirë në Evropë. Por, si duket rekordi i tij kundër kundërshtarëve të radhës?

Messi ka luajtur kundër Manchester Unitedit katër herë në Ligën e Kampionëve. Nga këto katër ndeshje, ai ka fituar dy herë, ka barazuar një herë dhe ka pësuar disfatë një herë tjetër. Ai i ka shënuar dy gola në këto ndeshje, por nuk e ka bërë asnjë asist.

Hera e parë që ai luajti kundër Manchester Unitedit ishte në sezonin 2007/08 të Ligës së Kampionëve, kur Barcelona nuk arriti ta fitojë asnjërën ndeshje në fazës gjysmëfinale. Ndeshja e parë përfundoi 0:0 në Camp Nou, ndërsa ndeshjen kthyese në Old Trafford e fituan anglezët me rezultat 1:0, falë një goli të Paul Scholes.

Messi nuk arriti të shënojë në këtë ndeshje dhe Manchester Unitedi arriti në finale të atij edicioni të Ligës së Kampionëve. Në finale, “Djajtë e kuq” e mposhtën Chelsean në penallti, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1:1.

Dy ndeshjet e tjera të Messit kundër skuadrës që atëherë drejtohej nga Sir Alex Fergusoni ishin më të suksesshme. Që nga gjysmëfinalet e vitit 2008, ai është përballur dy herë në finale me Manchester Unitedin, duke shënuar nga një gol në secilën ndeshje dhe e ndihmoi Barcelonën drejt triumfit në Evropë.

Messi e shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 kundër klubit të Premierligës në finalen e vitit 2009 dhe ai shënoi përsëri dy vjet më vonë në finalen që përfundoi me rezultat 3:1 për gjigantin spanjoll.

Rekordi i Lionel Messit vs Manchester Unitedit:

Image

(Kosova Sot)