Statistika që e bën mungesën e Shaqirit në formacionin e Liverpoolit edhe më intriguese

  • 10 April 2019 - 11:35
Statistika që e bën mungesën e Shaqirit në formacionin e Liverpoolit edhe më intriguese

Faqja e tifozëve të Liverpoolit, Liverpool Echo, e ka publikuar një artikull ku theksohet mungesa e çuditshme e Xherdan Shaqirit në formacionin e Liverpoolit, duke e krahasuar atë me një statistikë të mbrojtësit Joe Gomez.

Pasi u kthye së fundi nga lëndimi, Joe Gomez mezi pret të fillojë të luajë përsëri. Tani kanë kaluar më shumë se katër muaj që nga ndeshja e fundit e Gomezit. Për shkak të lëndimeve, ai i ka bërë vetëm 59 paraqitjeve gjatë katër sezoneve me klubin anglez, shkruan Liverpool Echo.

Megjithatë, edhe pse Gomez ka qenë i lënduar për gati gjysmë sezoni, anglezi ka arritur të luajë për pothuajse dyfishin e kohës që ka luajtur Xherdan Shaqiri, i cili u transferua në Liverpool nga Stoke City gjatë verës së kaluar.

Mungesa e rregullt e Shaqirit në skuadrën e Liverpoolit gjatë muajve të fundit i ka lënë shumë tifozë të habitur, pasi 27-vjeçari e kishte filluar për mrekulli karrierën e tij në Anfield.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka qenë titullar në 11 nga 21 paraqitjet e tij për Jurgen Kloppin, mirëpo gjatë kohës së fundit ai nuk është inkuadruar në lojë as nga banka rezervë.

Hera e fundit që ai ishte titullar ishte në janar, në barazimin 1:1 të Liverpoolit me Leicesterit. Që nga atëherë, ai ka luajtur vetëm për 18 minuta në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

Ish-sulmuesi i Stoke Cityt ka luajtur vetëm 1016 minuta këtë sezon, që është 885 minuta më pak se Gomez, i cili për herë të fundit ka luajtur më 5 dhjetor të vitit të kaluar.

(Kosova Sot)