Ndryshimet radikale në Superkupën e Spanjës

  • 10 April 2019 - 11:52
Ndryshimet radikale në Superkupën e Spanjës

Superkupa e Spanjës do t’i përjetojë disa ndryshime të mëdha. Që nga sezoni i ardhshëm, ndeshja do të zhvillohet në janar e jo në fillim të sezonit, si dhe do të luhet jashtë territorit të Spanjës.

Këto ndryshime bëjnë që kampioni i Superkupës së sezonit të ardhshëm të mos shpallet deri në janar të vitit 2020.

Për më tepër, formati i kësaj gare do të ndryshojë dhe tani do të marrin pjesë katër klube. Dy klubet e para në tabelën e La Ligës e kanë të konfirmuar një vend në Superkupë, si dhe fituesi i Kupës së Mbretit.

Nëse njëra ndër dy klubet e para të La Ligës e fiton edhe titullin e Kupë së Mbretit, vendi në Superkupë do t’i jepet finalistit tjetër.

Ndërsa, ekipi i katërt do të jetë gjysmëfinalisti i Kupës së Mbretit që ka më shumë tituj. Kështu që, këtë sezon, Real Madridi kualifikohet në Superkupë të Spanjës para Real Betisit.

E përditshmja spanjolle, El Partizado, raporton se data e Superkupës së ardhshme do të konfirmohet nga Asambleja e Federatës së Futbollit të Spanjës më 19 prill.

(Kosova Sot)