Paga e Rashfordit do të katërfishohet në kontratën e re

  • 10 April 2019 - 12:03
Paga e Rashfordit do të katërfishohet në kontratën e re

Paga e Marcus Rashfordit të Manchester Unitedit mund të katërfishohet në kontratën e re në vlerë prej 81 milionë eurove. Ai aktualisht i fiton 92 mijë euro për javë, ndërsa kontrata e re do t’i sjellë pagë rreth 350 mijë euro në javë.

Manchester Unitedi ka pasur probleme me pagat e lojtarëve që kur u transferua Alexis Sanchez. Përkundër paraqitjeve të dobëta të tij me “Djajtë e kuq”, ai mbetet lojtari më i paguar në skuadër.

Pikërisht Sanchezi është arsyeja pse edhe David De Gea nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij me Manchester Unitedin. Pasi ai është zgjedhur lojtari më i mirë i skuadrës në katër nga pesë vjetët e fundit, spanjolli kërkon të ketë pagë të ngjashme me kilianin.

Edhe rasti i Ander Herrerës është i ngjashëm. Mesfushori spanjoll pritet të kalojë në Paris Saint-Germain si transferim i lirë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që Manchester Unitedi nuk po pranon ta paguajë 230 mijë euro në javë.

Ndërsa, një lojtar i cili duket se do të fitojë një pagë të madhe nga klubi anglez është Marcus Rashfordi. Sipas të përditshmes angleze, The Mirror, Manchester Unitedi është i gatshëm t’i ofrojë 21-vjeçarit një marrëveshje të re, që do ta mbante anglezin në klub deri në vitin 2024.

Gazeta thekson se paga me kontratën e re do ta vendosë Rashfordin, i cili i ka 13 gola këtë sezon, në nivel të njëjtë page me Wayne Rooney afër fundit të karrierës së tij në “Old Trafford”, para se të largohej për në Everton në vitin 2017. 

(Kosova Sot)