Ndërron jetë gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s

  • 10 April 2019 - 12:26
Ndërron jetë gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeç ish gjyqtari i njohur i futbollit, Shinasi Berisha

Ish gjyqtari i njohur kosovar, Shinasi Berisha, ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm. I ndjeri qe një kohë nuk gëzonte shëndet të plotë ndërsa sot ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeç.

Vetëm një ditë më herët e kishte datëlindjen. Ai ishte gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s duke referuar në shumë ndeshje ndërkombëtare. Para pak vitesh ishte analist i referimit.

(Kosova Sot)