Milani përballet sërish me dënim nga UEFA

  • 10 April 2019 - 13:21
Milani përballet sërish me dënim nga UEFA

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, ka bërë të ditur se i ka dërguar dokumentet e Milanit në një panel të gjyqtarëve, pasi që klubi nuk iu përmbajt rregullave financiare të UEFA-s as sezonin e kaluar e as këtë sezon.

Hetuesit e UEFA-s i kanë dërguar të gjitha dokumentet financiare të Milanit te një panel gjyqtarësh, pasi që klubi nuk i ka respektuar rregullat e ndershmërisë financiare (FFP)

Kuqezinjtë ishin hetuar edhe në dhjetor, kur u gjobitën me 12 milionë euro dhe u kërcënuan me pezullim njëvjeçar nga garat evropiane nëse nuk barazohen me transferime, paga dhe shpenzime të tjera deri në qershor të vitit 2021.

Megjithatë, ky ishte një rast tjetër dhe i mbulonte sezonet 2014/15, 2015/16 dhe 2016/17. Ndërsa, tani Milani është duke u hetuar për sezonin e kaluar dhe shpenzimet deri më tani këtë sezon.

“Dhoma e Hetuesisë në Trupin Kontrollues Financiar të Klubeve të UEFA-s bën të ditur se e ka referuar rastin e Milanit në Dhomën Gjykuese, pasi që klubi nuk i është përmbajtur kërkesës për baraspeshim financiar”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga UEFA.

Edhe pse Milani është shtatë herë kampion i Evropës, mirëpo problemet financiare i kanë goditur kuqezinjtë gjatë pesë vjetëve të fundit, pjesërisht edhe për shkak të dështimit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot)