Boateng s’po luan në ndeshje, por vjen me gol spektakolar në stërvitje

  • 10 April 2019 - 13:35
Boateng s’po luan në ndeshje, por vjen me gol spektakolar në stërvitje

Mungesa e minutave në fushën e lojës nuk duket se po ndikon edhe aq shumë te Kevin-Prince Boateng, i cili së fundi e shënoi një gol spektakolar në stërvitje.

Barcelona po përgatitej për ndeshjen çerekfinale me Manchester Unitedin, e cila zhvillohet sonte. Edhe pse Kevin-Prince Boatengu nuk pritet që të luajë në këtë ndeshje, ai e ka shfrytëzuar një gol të tij për të postuar në rrjetet sociale.

Ganezi iu bashkua Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit dhe do të jetë pjesë e katalonasve deri në fund të sezonit, kur i përfundon afati i huazimit dhe do të kthehet në Sassuolo.

Megjithatë, që nga 22 janari kur u transferua në Spanjë, Boatengu ka luajtur vetëm në dy ndeshje të Barcelonës. Ai luajti 63 minuta kundër Sevillës në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa luajti 60 minuta në ndeshjes e La Ligës kundër Real Valladolidit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kevin Prince Boateng (@princeboateng) on

Që nga 16 shkurti, ai ose është lënë në stol për të gjithë ndeshjen, ose nuk ka qenë fare pjesë e skuadrës.

Nga katër ndeshje të zhvilluara në Kupën e Mbretit që nga transferimi i tij, Boatengu ka luajtur në një, ka qenë në stol në dy, ndërsa nuk ka qenë fare pjesë e skuadrës në të fundit.

Ndërsa, në 11 ndeshjet e La Ligës të zhvilluara që nga janari, Boatengu ka luajtur vetëm në një, ka qenë në stol në shtatë, ndërsa nuk ka qenë fare pjesë e skuadrës në tri të tjera.

(Kosova Sot)