Sportistët me pagat më të larta në botë

  • 10 April 2019 - 14:50
Sportistët me pagat më të larta në botë

Yjet që e kanë arritur kulmin e karrierës në sportet e tyre respektive shpërblehen mjaft mirë financiarisht.

Nëse një atlet i nivelit elitar arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe i suksesshëm, gjasat janë që ai do të bëjë një jetë mjaft të mirë në aspektin financiar. Madje, ata që marrin pjesë në sportet më të famshme, bëhet milionerë.

Futbolli, boksi, basketbolli, futbolli amerikan, golfi dhe tenisi janë disa nga sportet më të mirë për të qenë i përfshirë në to, sa i përket aspektit financiar.

1. Floyd Mayweather

Askush nuk ka fituar më shumë para gjatë vitit 2018 sesa boksieri amerikan Floyd Mayweather. Sipas Forbers, i ka fituar 275 milionë dollarë, si dhe një shtesë prej 10 milionë dollarëve gjatë vitit të kaluar.

2. Lionel Messi

Menjëherë pas Mayweather radhitet Lionel Messi i Barcelonës, i cili i fitoi 111 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Ai është njëri prej atletëve më të njohur në botë dhe përmes reklamave që i bëri i fitoi edhe 27 milionë dollarë të tjera shtesë.

3. Cristiano Ronaldo

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mbetet prapa rivalit të tij, Lionel Messit, megjithatë vetëm për shkak të një dallimi të vogël. Ai i ka fituar 108 milionë dollarë, mirëpo ka fituar më shumë se Messi nga reklamat me Nike, EA Sports e kompani të tjera.

4. Conor McGregor

Luftëtari i arteve të përziera marciale, Conor McGregor, radhitet në pozitën e katërt me 99 milionë euro të fituara falë meçit të tij me Mayweatherin.

5. Neymar

Edhe pse Neymari ishte i lënduar për një pjesë të konsiderueshme të sezonit të kaluar, ai futet në listën me sportistët më të paguar në botë.  Ai i ka fituar 73 milionë dollarë, si dhe 17 milionë të tjera shtesa.

Në këtë listë renditen pastaj: Lebron James, Roger Federer, Steph Curry, Mat Ryan, Mathew Stafford, Lewis Hamilton, Canelo Alvarez e Tiger Woods. 

(Kosova Sot)