Ajax – Juventus, kërcënim me bombë!

  • 10 April 2019 - 17:13
Ajax – Juventus, kërcënim me bombë!

Një granatë shpërthyese është gjetur në Den Haag në prag të ndeshjes Ajax – Juventus

Një kërcënim me bombë ka ndodhur në Den Haag të Holandës në prag të ndeshjes së sotme ndërmjet Ajaxit dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Në qendrën e tifozëve të Den Haagg para hyrjes është gjetur një granatë shpërthyese. Ndërsa, anash ishte shkruar me ngjyrë shenja identifikuese e tifozëve të Ajaxit, “XXX”.

Kështu, siç njoftojnë mediat e huaja, dyshimet e para për kryerjen e këtij veprimi shkojnë te tifozët e Den Haagg. Kjo për faktin se ky grup tifozësh më herët është binjakëzuar me tifozerinë italiane të Juventusit.

 Kjo ka bërë që Policia t’i shtojë masat e sigurisë për përballjen Ajax – Juventus për ta shmangur ndonjë trazirë të mundshme në rrugët e qytetit.

Po ashtu thuhet se në zonën e tifozëve të Juventusit në tribuna do të bashkohen edhe ata holandez të Den Haag.

(Kosova Sot)