“Jurgen Klopp u trishtua kur e kuptoi se po largohesha”

  • 10 April 2019 - 17:48
“Jurgen Klopp u trishtua kur e kuptoi se po largohesha”

Emre Can ka pohuar se Jurgen Klopp ishte zhgënjyer shumë kur e kishte kuptuar se mesfushori gjerman po e braktiste Liverpoolin për Juventusin verën e kaluar.

Can i shënoi 14 gola në 167 paraqitje për Liverpoolin, para se t’i bashkohej Juventusit. Mesfushori gjerman sugjeroi se me Juventusin kishte mundësi më të mira për të fituar trofe.

“Klopp u zhgënjye kur dëgjoi se unë po largohesha nga Liverpooli”, tha Can për DAZN.

“Megjithatë, unë ia shpjegova atij se doja aventurë të re dhe ai më kuptoi. Ai e dinte se nuk ishte vendim kundër tij apo kundër klubit, por thjesht për një sfidë të re në Juventus”, shtoi ai.

Ai thotë se ende komunikon me trajnerin gjerman dhe se i është mirënjohës Liverpoolit.

“Ende dëgjohem me të dhe gjithmonë do t’i jem mirënjohës Liverpoolit. Deri tani gjithçka ka shkuar mirë, por ende nuk kemi fituar asgjë (me Juventusin)”, shpjegoi ai. 

(Kosova Sot)