Ajaxi e vazhdon ëndrrën evropiane ndaj Juventusit të Ronaldos

  • 10 April 2019 - 20:13
Ajaxi e vazhdon ëndrrën evropiane ndaj Juventusit të Ronaldos

Ajaxi dhe Juventusi janë arkitektë të rikthimeve mrekulli në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe tani do të ballafaqohen njëri me tjetrin në një çerekfinale tjetër.

Ajaxi e pret në Amsterdam Arena Juventusit, në ndeshjen e parë çerekfinale mes tyre, që nis në orën 21:00.

Klubi holandezi e eliminoi kampionin në fuqi evropian, Real Madridin, pas një rikthimi ëndrrash duke e fituar lojën e kthimit në Madrid 4:1, pasi ndeshjen e parë në shtëpi e kishte humbur 2:1.

Juventusi, ndërkohë, bëri një tjetër rikthim sensacional duke e mundur Atletico Madridin 3:0 në Torino – falë një het-triku të Cristiano Ronaldos – pasi ndeshjen e parë në udhëtim e kishte humbur 2:0.

(Kosova Sot)