Pajme nga përleshja e dhunshme e tifozëve para ndeshjes Ajax – Juve

  • 10 April 2019 - 20:34
Pajme nga përleshja e dhunshme e tifozëve para ndeshjes Ajax – Juve

Mediat italiane raportojnë se 120 tifozë të Juventusit janë arrestuar në Amsterdam, në prag të ndeshjes së parë çerekfinale mes Ajaxit dhe Juves në Ligën e Kampionëve.

Ajaxi e pret në Amsterdam Arena Juventusit, në ndeshjen e parë çerekfinale mes tyre, që nis në orën 21:00.

Janë shënuar disa incidente para këtij takimi, mes tifozëve të të dy skuadrave rrugës për në stadium.

Zëvendëskryeministri i Italisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini konfirmoi përmes një video mesazhi në Facebook se rreth 120 persona janë arrestuar sepse ishin kapur duke bartur mjete të ndaluara në stadium.

Image
Image

(Kosova Sot)