Formacionet zyrtare: Unitedi dhe Barca zhvillojnë duelin kryesor në fazën çerekfinale

  • 10 April 2019 - 20:52
Formacionet zyrtare: Unitedi dhe Barca zhvillojnë duelin kryesor në fazën çerekfinale

Manchester Unitedi është nikoqir i Barcelonës në Old Trafford për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq do të përpiqen ta fitojnë ndeshjen duke mos pranuar gola në stadiumin e tyre.

Ndërkohë që Blaugranët kanë për qëllim të realizojnë si mysafirë, në mënyrë që t’i kenë gjërat më të lehta në sfidën e kthimit në Camp Nou.

Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Ernesto Valverde.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Smalling, Lindelof, Shaw, Dalot, McTominay, Fred, Pogba, Lukaku, Rashford.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Rakitic, Arthur; Messi, Luis Suarez, Coutinho.

(Kosova Sot)