Cristiano Ronaldo vazhdon me gola

  • 10 prill 2019 - 23:15
Cristiano Ronaldo vazhdon me gola

Të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve është e lehtë për Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi i Juventusit vazhdon të jetë vendimtar në fazat më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, pasi ka vazhduar me gola në fazën e eliminimit direkt, këtë herë në barazimin e Juves 1:1 me Ajaxit në udhëtim të mërkurën.

Në total, Ronaldo tani i ka 64 gola në fazën e eliminimit direkt, tri më shumë se në fazën grupore (61).

Prej tyre, 23 i ka shënuar në 1/8 e finaleve, 24 në çerekfinale, 13 në gjysmëfinale dhe katër në finale.

Në total në Ligën e Kampionëve, superylli portugez tani regjistron 161 gola.

Askush nuk ka shënuar më shumë se CR7 në histori të kësaj gare.

(Kosova Sot)