Solskjaer: Mund ta kthejmë rezultatin ndaj Barcelonës

  • 11 April 2019 - 10:08
Solskjaer: Mund ta kthejmë rezultatin ndaj Barcelonës

Trajneri i Manchester Unitedit do t’i përgatisë lojtarët e tij për një tjetër betejë të vështirë në Ligën e Kampionëve, këtë herë kundër kampionit në fuqi të La Ligës.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, beson se përmbysja e rezultatit kundër Barcelonës do të jetë një arritje shumë më e madhe sesa mrekullia e klubit në fazën paraprake, kundër Paris Saint-Germainit

Manchester Unitedi do të shkojë në Camp Nou javën tjetër me qëllimin për ta kthyer rezultatin nga disfata 1:0 që e pësuan mbrëmë në shtëpi, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Autogoli i Luke Shaw në minutën e 12-të rezultoi të jetë goli vendimtar në ndeshjen e mbrëmshme.  Trajneri Solskjaer mund të bëjnë mrekulli sërish, pasi arritën ta kthejnë disfatën 2:0 ndaj Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales në fitore 3:1 si mysafir, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

“Natyrisht, paraqitja e PSG-së na jep shpresë dhe besim se ne mund ta bëjmë këtë gjë sërish. Por, ne e dimë që po luajmë kundër favoritit për titull dhe ndeshja atje do të jetë një sfidë e madhe”, është shprehur Solskjaer.

“Do të jetë një arritje edhe më e madhe nëse e fitojmë atë ndeshje, për shkak të historisë së Barcelonës, ata nuk janë mësuar të humbasin në shtëpi. Por, ne mund ta bëjmë këtë gjë”.

“Ne e dimë se mund se jemi të rrezikshëm para portës, qoftë përmes Lukakus, Martialit, Rashfordit apo kujtdo tjetër. Ne duhet të tregohemi më të rrezikshëm për ta”.

Përkundër që e fitoi ndeshjen, paraqitja e Barcelonës nuk ishte aspak bindëse, pasi që Manchester Unitedi arriti ta mbajë më të heshtur edhe Lionel Messin dhe kundërshtarët e tjerë pasi u shënua autogoli i Shaw.

(Kosova Sot)