Tifozët e Manchester Unitedit e tallin Messin me këngë për Ronaldon

  • 11 April 2019 - 10:17
Tifozët e Manchester Unitedit e tallin Messin me këngë për Ronaldon

Tifozët e Manchester Unitedit e kujtuan ish-yllin e skuadrës së tij dhe rivalin e vjetër të Lionel Messit, Cristiano Ronaldon, pasi lëndimit të argjentinasit.

Barcelona fitoi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Old Trafford, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, ndeshja nuk shkoi në mënyrë të përsosur për Lionel Messin.

Qendërmbrojtësi i “Djajve të kuq”, Chris Smalling, ishte treguar optimist para ndeshjes për përballjen me pesë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, duke thënë: “Ma sillni atë këtu”.

Gjatë ndeshjes, Smallingu e dëshmoi se me të vërtetë e kishte ndërmend ta ndalte argjentinasin, në çfarëdo mënyrë. Ai e gjakosi Messin në pjesën e parë. Përveç që në fushë ishte e qartë se po i rridhte gjaku nga fytyra, Messi e pësoi një blanë, e cila tani po i shqetëson katalonasit.

Messi arriti të kthehej në fushën e lojës, përkundër lëndimit që pësoi. Në ato momente, tifozët e Manchester Unitedit nuk ndjenë aspak keqardhje për pesë-herë fituesin e Topit të Artë, duke e tallur atë me këngët për Cristiano Ronaldon, rivalin e vjetër të argjentinasit.

“Duke vrapuar nëpër krahët e sulmit, dëgjoni tifozët e Unitedit duke kënduar: “Viva Ronaldo, Viva Ronaldo!”, këndonin tifozët e Manchester Unitedit.

Pasi rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të të ndeshjes, me autogolin e Luke Shaw, Barcelona u duk e lumtur të luftojë për ta mbajtur këtë rezultat, përderisa Manchester Unitedi shkonte përpara në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë, Barcelona ishte shumë e mirë në fazën e mbrojtjes, veçanërisht ish-qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Gerard Pique, i cili e mori vlerësimin më të lartë për këtë ndeshje.

(Kosova Sot)