Veprimi i çuditshëm i Jordi Albas në ndeshjen ndaj Man Unitedit

  • 11 April 2019 - 10:22
Veprimi i çuditshëm i Jordi Albas në ndeshjen ndaj Man Unitedit

Jordi Alba ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në ndeshjen e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, një moment i ndeshjes nuk ishte edhe aq i mirë për mbrojtësin anësor.

Barcelona do ta marrë me vete në Camp Nou epërsinë 1:0 falë suksesit të tyre në Old Trafford, ku autogoli i Luke Shaw ia dha fitoren në çerekfinale të Ligës së Kampionëve katalonasve, përkundër që ishin mysafirë

Jordi Alba, bashkë me Gerard Piquen, ishin dy lojtarët me vlerësimet më të mira për këtë ndeshje.

Megjithatë, në një pjesë të ndeshjes, kur Ashley Young i Manchester Unitedit po shkonte ta merrte topin për një rivënie anësore, Alba e goditi atë me kokë në bark. Besohet se spanjolli nuk e bëri këtë gjë qëllimisht.

Alba mbeti i lënduar nga kjo përplasje, pasi që e lëndoi qafën e tij. Megjithatë, ai arriti ta vazhdojë lojën edhe për minutat e mbetura të lojës.

Edhe pse vetë e kishte goditur mbrojtësin anglez të Manchester Unitedit, Alba i ishte drejtuar gjyqtarit të ndeshjes për të kërkuar një goditje të lirë, gjë të cilën nuk e fitoi pasi gjyqtari i kërkoi atij të ngrihet në këmbë dhe ta vazhdojë lojën. 

(Kosova Sot)