Smalling: E shfuqizuam Barcelonën

  • 11 April 2019 - 11:56
Smalling: E shfuqizuam Barcelonën

“Djajtë e kuq” mund të kenë humbur para tifozëve të vet, mirëpo qendërmbrojtësi i skuadrës së tyre mbeti i kënaqur që ata nuk u dëmtuan edhe më shumë nga Messi e lojtarët e tjerë të Barcelonës.

Qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, mbeti i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen kundër Barcelonës në “Old Trafford”, përkundër që pësuan disfatë me rezultat 1:0

Autogoli i Luke Shaw në pjesën e parë të ndeshjes doli të jetë vendimtar për ndeshjen e parë çerekfinale mes këtyre dy klubeve, pasi që “Djajtë” nuk e gjetën golin e barazimit në 90 minutat e kohës së rregullt.

Tani, Manchester Unitedit i nevojitet një fitore në Camp Nou, në ndeshjen e cila do të zhvillohet javën tjetër, më 16 prill, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Përkundër që ky rezultat nuk është i mirë për anglezët, Smallingu preferoi të përqendrohet te gjërat pozitive dhe i lavdëroi bashkëlojtarët e tij në mbrojtje për paraqitjen në këtë ndeshje.

“E gjithë skuadra arritëm t’i shfuqizojmë ata. Mendoj se David De Gea e bëri vetëm një pritje tjetër. Ne e dinim se duhet ta sjellim këtë intensitet në fushë pasi që ata nuk janë mësuar me lojë të tillë”, ka thënë Smalling.

(Kosova Sot)