Pamje nga momenti kur McGregor e sulmoi tifozin e vet

  • 11 April 2019 - 15:52
Pamje nga momenti kur McGregor e sulmoi tifozin e vet

Policia e Miamit e kishte arrestuar muajin e kaluar Conor McGregorin, pasi ai ia kishte shkatërruar një tifozit telefonin, në hotelin Fonatainebleau Miami Beach.

E përditshmja ‘The Miami Herald’ raportoi se tifozi kishte tentuar ta bënte një fotografi me yllin e UFC-së para se McGregor t’ia gjuante telefonin në tokë dhe të kërcente mbi të.

Super ylli i UFC-së, i cili është ende duke e vuajtur pezullimin për gjashtë muaj për shkak të pjesëmarrjes në përleshjen që ndodhi pas meçit me Khabib Nurmagomedovin dhe së fundi e ka zyrtarizuar edhe pensionimin e tij.

Irlandezi kishte qenë duke u larguar nga dhoma e tij e hotelit rreth orës 5 pesë të mëngjesit, të hënën, kur një tifoz, i cili kishte qenë duke festuar në një klub nate, filloi të bënte fotografi. McGregor ia largoi telefonin nga duart dhe filloi ta shkelte atë, pasi e gjuajti në tokë.

McGregor, i cili besohet se kishte qenë duke festuar në klubin e natës LIV, i cili ndodhet brenda hoteli, pastaj e mori telefonin dhe u largua me të në duar, përkundër që e kishte dëmtuar.

Dëshmitë për këtë veprim të 30-vjeçarit, policia i ka siguruar përmes kamerave përreth dhe ai nuk u arrestua në vendin e ngjarjes, mirëpo në shtëpinë e tij në Miami. McGregor e kaloi natën në burg. 

(Kosova Sot)