Pogba: Mund ta mposhtim Barcelonën, ne jemi Man Unitedi

  • 11 April 2019 - 16:05
Pogba: Mund ta mposhtim Barcelonën, ne jemi Man Unitedi

Paul Pogba thotë se Manchester Unitedi mund të bëjë mrekullinë në Camp Nou dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Barcelonën.

Manchester Unitedi do të shkojë në Camp Nou javën tjetër me qëllimin për ta kthyer rezultatin nga disfata 1:0 që e pësuan mbrëmë në shtëpi, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Autogoli i Luke Shaw në minutën e 12-të rezultoi të jetë goli vendimtar në ndeshjen e mbrëmshme.  Trajneri Pogba mund të bëjnë mrekulli sërish, pasi arritën ta kthejnë disfatën 2:0 ndaj Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales në fitore 3:1 si mysafir, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.

“Barcelona nuk pati shumë raste për të shënuar. Ndoshta e patën vetëm një të cilën David De Gea e mbrojti, por pas kësaj ata nuk ishin të rrezikshëm”, u shpreh Pogba pas ndeshjes.

“Besojmë se mund t’i mposhtim. Ne jemi Manchester Unitedi, edhe nëse ata janë Barcelona, ne jemi Manchester Unitedi dhe mund të luajmë në Ligën e Kampionëve po aq mirë sa ata”.

“Mund të kualifikohemi në gjysmëfinale natyrisht”.

Përkundër që e fitoi ndeshjen, paraqitja e Barcelonës nuk ishte aspak bindëse, pasi që Manchester Unitedi arriti ta mbajë më të heshtur edhe Lionel Messin dhe kundërshtarët e tjerë pasi u shënua autogoli i Shaw.

(Kosova Sot)