Zyrtare: Pensionohet ish-ylli i Liverpoolit

  • 11 April 2019 - 16:08
Zyrtare: Pensionohet ish-ylli i Liverpoolit

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Chelseat, Arsenalit dhe West Hamit, Yossi Benayoun, e ka konfirmuar pensionimin nga futbollit të enjten.

Izraeliti 38-vjeçar, i cili e përfundoi karrierën në Beitar Jerusalem, i zhvilloi 97 ndeshje për Liverpoolin, si dhe e fitoi Evropa Ligën me Chelsean në vitin 2013.

Ai debutoi për kombëtaren e Izraelit në vitin 2008 dhe i zhvilloi 102 ndeshje për vendin e tij.

“Për mua me rëndësi është t’i falënderoj tifozët, të cilët më dhuruan dashuri kudo që shkoja”, tha Benayoun në një postim në Instagram.

“Jam i sigurt se kapitulli i ri do të jetë sfidës dhe po aq ngazëllues”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)