Përleshje me grushte në stërvitjen e Bayern Munichut mes Lewandowskit dhe Comanit

  • 11 April 2019 - 16:52
Përleshje me grushte në stërvitjen e Bayern Munichut mes Lewandowskit dhe Comanit

Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman janë përfshirë në një përleshje mes vete në stërvitjen e Bayern Munichut të enjten.

Bild raporton se sulmuesi polak dhe anësori francez u përleshen me grushte në një seancë stërvitore të mbyllur për media

Sipas gazetës gjermane, Lewandowski dhe Coman shkëmbyen fjalë para se të fillonin përleshjen me grushte, e cila u ndërpre falë reagimit të shpejtë të bashkëlojtarëve të tyre.

Derisa po i ushtronin pozicionet në fund të stërvitjes së mëngjesit, Lewandowski i kishte thënë diçka Comanin, që e kishte tërbuar atë. Më pas nisi një fjalosje e nxehtë, para se situata të përshkallëzohej në grushte.

Bild shkruan se ata e goditen njëri-tjetrin në fytyrë.

Mbrojtësit Niklas Sule dhe Jerome Boateng kanë reaguar duke i ndarë ata, edhe pse edhe atyre i është dashur ndihmë për ta ndërprerë përleshjen

(Kosova Sot)