Historia e çuditshme e Mustafit: nga Serie B në kampion bote

  • 11 April 2019 - 16:54
Historia e çuditshme e Mustafit: nga Serie B në kampion bote

Shkodran Mustafi kaloi pengesa dhe bëri sakrifica të mëdha gjatë rrugëtimit të tij në futboll. Nga Serie B me Sampdorian, ai u shpall kampion bote me Gjermaninë

Shkodran Mustafi është njëri prej futbollistëve të rëndësishëm të Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar do të përballet sonte me Napolin në Europa League dhe portali “SerieBnews.com” ia ka kushtuar një shkrim atij, duke e pasur parasysh se kishte luajtur një kohë në Itali me Sampdorian.

Futbolli sjell ndonjëherë të papritura dhe e tillë është edhe historia e futbollistit shqiptar nga Maqedonia.

Nëse kthehemi disa vite më parë, mund ta shohim se Mustafi e kishte një rrugëtim me plot sakrifica dhe me pengesa, të cilat megjithatë i kaloi një pas një.

during the Serie A match between UC Sampdoria and Hellas Verona FC at Stadio Luigi Ferraris on March 23, 2014 in Genoa, Italy.

Në vitin 2012, ai kishte luajtur në Serie B italiane me fanellën e Sampdorian.

Pasi kishte debutuar në futbollin profesionist me Evertonin, futbollisti i lindur në vitin 1992 kishte shkuar në futbollin italian, ku kishte nisur gjithçka në Genova.

Sezoni i parë nuk ishte prej më të mirëve për të në Itali.

Ai kishte debutuar me Sampdorian vetëm në fund të sezonit, më 26 maj 2012 kundër Vareses, ku kishte luajtur gjatë tërë ndeshjes.

Sezonet pasues në Serie A shkuan dukshëm më mirë, duke e pasur parasysh se ai zhvilloi 50 ndeshje me “Doriani” në kampionat dhe më pas e mori ftesën në Kombëtaren e Gjermanisë.

Viti 2014 ishte viti më i rëndësishëm dhe më i mirë në karrierën dhe jetën e Mustafit, përcjell Gazeta Express.

Në fakt, ai u largua nga Sampdoria dhe iu bashkua Valencias, ndërsa u shpall edhe kampion i botës me Gjermaninë.

Nga ai moment e më pas, karriera e tij u ngrit në nivele të larta dhe në vitin 2016 arriti ftesa nga Arsenali, i cili e bleu për plot 41 milionë euro.

Sot Mustafi është një futbollist i vlerësuar në nivelin ndërkombëtar.

Në karrierën e tij ai i ka zhvilluar 30 ndeshje në mes të Ligës së Kampionëve dhe Europa League, duke u treguar si njëri prej mbrojtësve më stabilë në Evropë vitet e fundit.

(Kosova Sot)