Rashica – Kruse rivalizojnë Lewandowski – Muller për dyshen më të mirë të Bundesligës

  • 11 April 2019 - 17:07
Rashica – Kruse rivalizojnë Lewandowski – Muller për dyshen më të mirë të Bundesligës

Milot Rashica dhe Max Kruse e gjejnë veten në mesin e dysheve më të mira të Bundesligës, duke e rivalizuar edhe dyshen ofanzive të Bayern Munichut, Robert Lewandowski – Thomas Muller

Bundesliga po e kalon njërin prej sezoneve më drithërues në histori, ku lufta për titull të kampionit sa vjen e bëhet më interesante, e njëjtë edhe ajo për t’i ikur rënies nga liga, shkruan Gazeta Express.

Duke i udhëhequr skuadrat nuk ka qenë vetëm një yll, por më shumë kanë shkëlqyer dyshet, duke u treguar si tandemë fantastikë në realizimin e golave.

Prandaj, uebfaqja zyrtare e Bundesligës, “Bundesliga.com” e ka publikuar një shkrim, i cili flet për dyshet më të mira të kampionatit gjerman këtë sezon.

Max Kruse e Milot Rashica (Werder Bremen)

Gola: 18

Asiste: 10

Total: 28

Kruse është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Gjermani dhe kjo ka bërë që ai të marrë ftesë edhe nga trajneri Joachim Loew.

Por, sigurisht se ai nuk do të mund ta bënte këtë arritje pa partnerin e tij të sulmit, Milot Rashica.

Futbollisti kosovar po shfaq formë fantastike këtë sezon dhe si rezultat ka realizuar 8 gola, derisa 10 të tjerë i ka shtuar Kruse, që në total i bie që ata bashkërisht i kanë shënuar 28 gola.

Kjo ka bërë që Werder Bremeni të bëhet vetëm njëri nga dy klubet e vetme në pesë ligat më të forta evropiane (së bashku me Paris Saint Germainin), që kanë shënuar gol në çdo ndeshje kampionale në sezonin 2018/19.

“Unë nuk do të mund të arrija t’i shënoja këta gola i vetëm”, thotë Kruse modest, përcjell Gazeta Express.

Dhe, ai ka të drejt pasi Rashica ka luajtur rol të rëndësishëm në golat e sulmuesit gjerman.

Futbollisti kosovar hasi në vështirësi në sezonin e tij të parë në Bundesliga, ku ishte transferuar në janar të viti 2018 nga Vitesse Arngem.

Por, tash ai është protagonist i klubit gjerman.

“Ai e ka bërë një hap të madh përpara. Miloti tash ka më shumë besim në vetveten dhe i bën gjërat më lehtë tash”, ka thënë trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt. 

(Kosova Sot)