Talenti brazilian konfirmon transferimin në Juventus, më pas e fshin postimin nga “Instagrami”

  • 11 April 2019 - 17:26
Talenti brazilian konfirmon transferimin në Juventus, më pas e fshin postimin nga “Instagrami”

19-vjeçari Wesley ka publikuar në Instagram një foto duke treguar se do ta veshë fanellën e Juventusit sezonin e ardhshëm. Por, pas disa minutash, ai e ka fshirë postimin.

“Wesley është lojtar i Juventusit”, kështu shkruan “Calciomercato.com”, sipas të cilës, talenti brazilian është i pranishëm në Torino për të kompletuar transferimin

Mbrojtësi i djathtë 19-vjeçar do të kompletojë transferimin te Juve nga Flamengo, klub që tashmë ka nxjerr lojtarë të talentuar, si Vinicius Junior në Real Madrid e Lucas Paquetà në Milan.

Se Wesley po i bashkohet “Zonjës së Vjetër”, lë të kuptohet edhe postimi i vet lojtarit në Instagram.

“Një aventurë të re që Zoti ma ka përgatitur”, ka shkruar 19-vjeçari duke postuar një foto me veshje sportive të Juventusit, por që më pas, ndoshta për shkak se ende klubet nuk kanë kompletuar marrëveshjen, apo edhe ndoshta me kërkesë të agjentit, Mino Raiola, ai e ka fshirë postimin nga Instagrami.

(Kosova Sot)