De Ligt këshillohet të shkojë te Barça ose City, ku mbrojtësit “nuk janë shumë të mirë”

  • 11 April 2019 - 17:46
De Ligt këshillohet të shkojë te Barça ose City, ku mbrojtësit “nuk janë shumë të mirë”

Ish-trajneri i Ajaxit beson se Manchester City dhe Barcelona do të ishin klube ideale për De Ligtin.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Manchester Unitedit, Louis van Gaal, e ka këshilluar mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, që të shkojë te Barcelona ose Manchester City, jo te Juventusi e Real Madridi – që gjithashtu e duan 19-vjeçarin.

Sipas Van Gaal, De Ligt do të kishte më shumë mundësi që të zë vend në formacion te gjiganti i La Ligas ose ai i Premierligës, sesa te “Zonja e Vjetër”.

19-vjeçari ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane, përfshirë këtu edhe të Madridit, pas sezonit pozitiv që po zhvillon me Ajaxin.

“De Ligt në Juventus? Mendoj se De Ligt mund të luajë në çdo Ligë (La Liga, Serie A, Premierligë etj…”, tha ai për “Ziggo Sport”.

“Në Itali, ata kanë mjeshtër në mbrojtje, kështu që ai mund të rritet atje”.

“Por, nëse do të kisha mundësi, do të shkoja në Barcelonë”, shtoi Van Gaal.

“Ata kanë qendërmbrojtës që nuk janë shumë të mirë, kështu që do të luajë atje pa ndonjë problem”.

“Ose mund të shkojë te Manchester City. Nuk mendoj se edhe atje mbrojtësit janë të mirë, kështu që mund të zë vend edhe atje gjithashtu”.

“Juventusi ka Leonardo Bonuccin dhe Giorgio Chiellinin. Është e vështirë t’ia zë vendin atyre”.

(Kosova Sot)