Ronaldo në sulm me Firminon – s’ka vend për Messin!

  • 11 April 2019 - 18:52
Ronaldo në sulm me Firminon – s’ka vend për Messin!

UEFA ka publikuar formacionin e javës pas ndeshjeve të para çerekfinale. Messi nuk ka arritur të zë vend në 11-she, por po rivali i tij, Ronaldo.

Të mërkurën mbrëmë, Barcelona mori fitore të vështirë në udhëtim te Manchester United, 0-1, kurse Juventusi barazoi ndaj një super Ajaxi, 1-1.

Derisa të martën, Liverpooli mundi 2-0 Porton me Roberto Firminon në top formë, teksa Tottenhami e shokoi 1-0 Manchester City.

Pas ndeshjeve të para çerekfinale, UEFA tashmë ka publikuar edhe formacionin e javës në të cilin nuk gjendet Lionel Messi.

Sulmi udhëhiqet nga treshja, Ronaldo, Firmino dhe lojtari që i shënoi “Zonjës së Vjetër”, Neres.

(Kosova Sot)