UEFA, votoni për lojtarin e javës në Champions League

  • 11 April 2019 - 19:05
UEFA, votoni për lojtarin e javës në Champions League

Son, De Jong, Pique dhe Firmino janë përzgjedhur nga UEFA si katërshja më e mirë që shkëlqeu në ndeshjet e para çerekfinale të Champions League.

Son shkëlqeu kundër Manchester City, duke shënuar golin e fitores, sfidë që përfundoi 1-0.

Pique ishte i pakalueshëm në ndeshjen Manchester United vs Barcelona, që e fituan këta të fundit 1-0.

Firmino shënoi në fitoren e madhe të Liverpoolit, 2-0 ndaj Portos, që duket edhe më afër gjysmëfinales, derisa De Jong ishte më i miri në fushë në sfidën Ajax – Juventus, që përfundoi 1-1.

UEFA tani përmes faqes zyrtare, ka kërkuar nga fansat që të votojnë për të zgjedhur më të mirin e javës në Champions.

(Kosova Sot)